image “Veç kërsitke kallashi…nga frika të gjithë iknin”, flet qytetari që e pa grabitjen e armatosur

Siguri

“Veç kërsitke kallashi…nga frika të gjithë iknin”, flet qytetari që e pa grabitjen e armatosur

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për grabitjen e armatosur që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Parallovë të Gjilanit, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.

Një qytetar, që ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka thënë për Gazetën Sinjali se të gjitha automjetet që kanë qenë afër vendit ku ndodhi grabitja, me ngut janë kthyer prapa shkaku i frikës nga gjuajtja e armëve.

Zoti na rujt qaty kom qellu, me kombi të punës, veç kërsitke kallashi, edhe bomba gjujshin, kom ik rikferc temas, krejt kerret që kem, kemi ik”, i tha ky qytetar Sinjalit.

Ndërkaq, nga Policia e Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ekipi i kompanisë së sigurisë, ndërsa të dyshuar nuk janë identifikuar ende.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/