image Ekskluzive/ Momenti i grabitjes së armatosur në Parallovë (VIDEO)

Ekskluzive

Ekskluzive/ Momenti i grabitjes së armatosur në Parallovë (VIDEO)

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për grabitjen e armatosur që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Parallovë të Gjilanit, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.

Sinjali ka arritur që të sigurojë video nga momenti kur të dyshuarit bllokojnë automjetin e “Besa Security” dhe dalin nga vetura duke shtënë me breshëri plumbash në drejtim të tij.

Në video shihen katër të dyshuar të veshur fund e krye me të zeza, e të armatosur.

Nga Policia e Rajonit të Gjilanit i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit, të cilët ndodhen në arrati, nuk janë identifikuar akoma. Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ekipi i kompanisë së sigurimeve.

Sinjali raportoi se vetura e të dyshuarve e cila u përdor në këtë rast është gjetur e djegur afër një pompe të derivateve./Gazeta Sinjali/