image Vdiq profesori Zejnullah Gruda

Kosovë

Vdiq profesori Zejnullah Gruda

news image

Ka vdekur profesori dhe intelektuali i njohur nga Peja, Zejnullah Gruda.

Lajmin për vdekjen e Grudës e bënë të ditur miqtë e tij të afërt dhe familjarët.

Gruda përgjatë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të ndryshme.

Po ashtu, i njëjti ishte aktiv edhe me shumë opinione, sidomos sa i përket çështjes së kufijve.

Zejnullah Gruda ishte profesor universitar dhe gjithashtu anëtar i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Me këtë rast ka ngushëlluar edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda!”, shkroi ai.

Ndërkohë, ka ngushëlluar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë. Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor”, shkroi Osmani.

/Gazeta Sinjali/