image Profesori merr përkrahje të madhe për pasionin e tij për vallëzimin, nis sfida 'Profa'

Sociale

Profesori merr përkrahje të madhe për pasionin e tij për vallëzimin, nis sfida ‘Profa’

news image

Pas rrëfimit të tij se po linçohet për videot e tij dhe për pasionin që ka për vallëzimin, profesori nga Vushtrria ka marrë përkrahje nga figura publike, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe prej shumë të tjerëve.

Rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale.

Por, ka shumë prej atyre që e përkrahin profesorin në pasionin e tij dhe thonë se ai nuk po bën asnjë faj. Reagimet e mëdha kanë qenë ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, i cili i quajti të pahijshme dhe degjeneruese videot ku profesori kërcen në shtëpinë e tij.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili ka audiencë të madhe në “Facebook”, ka shkruar se ai do të hapë një llogari në rrjetin social “TikTok” vetëm që të shikojë videot e profesorit.

Ky eshte nje problem i shoqerise tone, problem shume i madh bullizimi i te gjith atyre qe kane deshire te shfaqin dicka qe e kane pas pasion e deshire. Mos te harrojme, ky profesor nuk eshte nga ata qe i kemi pa tu ra shuplake naj nxenesi, as ngacmim sexual e tragjedi tjera. Njerit i vallzohet e le te vallezoj ne sallonin e tij”, ka shkruar Spahiu.

Opinionisti Imer Mushkolaj thotë se profesori nuk është as kriminel e as hajn, por thjesht një njëri që ka një pasion dhe se ai nuk meriton të bullizohet.

Ky njeri nuk është kurrfarë krimineli, as hajni. “Krimi” i vetëm që ka bërë është se vallëzon n’shpi t’vet, për qejf t’vetin. Ai nuk meriton të bullizohet, as të përqeshet. Lejeni njerin rahat”, thuhet në postimin e Mushkolajt në Facebook.

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Neri Ferizi, i ka kërkuar deputetes Ujkani, që t’i kërkojë publikisht falje profesorit.

“Fjolla Ujkani ish dashte me i kerku falje profesorit per lincimin publik pa pike nevoje”

Pse nuk po reagon per shume ngacmime seksuale qe ndodhin per dite neper shkollat tona? – qe jam shume e sigurt qe ju i dini shume mire edhe emrat profesoreve qe ngacmojne ne shkolla”, ka shkruar Ferizi në Facebook.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dalë në përkrahje të Pacit, duke thënë se gjykimi që po i bëhet atij për pasionin e tij, tregon se cfarë shoqërie jemi.

Se cfare shoqnie e poshter jemi, kqyrne qasjen ndaj profesorit Lulzim Paci, i cili hobin e tij per vallezim e shfaq ne rrjete sociale. Puna e tij si arsimtar duhet te vleresohet profesionalisht. Deshira per vallezim duhet te admirohet e jo gjykohet. Lul jam me ty. Kerce e kendo!”, ka shkruar Kajtazi.

Ndërsa shkrimtari Azem Deliu ka shkruar se “Kjo shoqëri nuk turpërohet me arsimtarët që e mendojnë dhunën si disiplinim ndaj nxënësve, nuk turpërohet me profesorë injorantë që s’dinë kur kanë lexuar për herë të fundit, por i hidhet në qafë dikujt që ka vallëzuar”.

Opinionisti Ermal Sadiku ka përkrahur profesorin në pasionin e tij.

Profa, i veshun mire, ne nje dhome te bukur po kcen shqip. Si loqke, pa asnje gje te keqe”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje në mbështetje të tij ka nisur sfida “profa”.

Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi, ka publikuar në Facebook një video ku shihet duke vallëzuar dhe ka shkruar “ProfaChallenge”.

/GazetaSinjali/