image Vdiq profesori universitar, Arben Dermaku

Kosovë

Vdiq profesori universitar, Arben Dermaku

news image

Në moshën 44-vjeçare ka vdekur Arben Dermaku.

Familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai vdiq si pasojë e koronavirusit.

Dermaku ishte profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe kishte qenë rektor i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve, për shkak të situatës me pandeminë.

Ngushëllime për familjarët ka ofruar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Prehu në paqe miku im i shtrenjtë, Prof.Arben. Do të kujtojmë dhe do të lutemi për ty gjithmonë e gjithë familja ime dhe unë në veçanti”, shkroi Hoti.

/Gazeta Sinjali/