image Profesori universitar: Mësimi online i pasuksesshëm dhe tepër negativ te studentët - Sinjali

Profesori universitar: Mësimi online i pasuksesshëm dhe tepër negativ te studentët

news image

Profesori universitar, Bedri Bahtiri, ka komentuar mundësinë që të rikthehet mësimi online me rritjen e rasteve me COVID. Sipas tij deri tani mësimi online është treguar jo i suksesshëm dhe tepër negativ te studentët, shkruan Sinjali.

Sipas tij, më mirë është që të rritet kampanjat vetëdijësuese për vaksinim dhe të respektohen masat mbrojtëse antiCOVID sesa të rikthehet mësimi online.

Një tjetër vështirësi, sipas Bahtirit, janë edhe mundësitë e familjeve kosovare për sigurimin e kompjuterëve ose laptopëve.

Ai tha se mësimi online duhet të jetë opsioni i fundit, sepse sipas tij institucionet arsimore nuk janë shkaktar i rritjes së rasteve me COVID.

Postimi i plotë:

Mësimi online për bindjen time është treguar jo i suksesshëm dhe tepër negativ te studentët e lëre më në shkolla fillore dhe të mesme.

Në cilësinë e mësimdhënësit, që po e shoh ndikimin negativ të mësimit online në suksesin e studentëve, konsideroj se është më mirë të rriten kampanjat e vetëdijësimit për vaksinim të të gjitha moshave të lejuara dhe respektimin strikt të masave të reja mbrojtëse kundër COVID-19 dhe jo të lejohet me lehtësi kthimi i mësimit online sepse kjo do t’i godasë nxënësit dhe studentët tanë, respektivisht fëmijët tanë

Edhe ashtu mundësitë për përcjelljen e mësimit online të familjeve me më shumë se një fëmijë me dy apo tre kompjuter apo laptop dhe kufizimi i hapësirave shtëpiake dhe në banesa e dimë se si është secili. Andaj, mësimi online duhet të mbetet vetëm kur mbyllen të gjitha rrugët tjera dalëse, e që momentalisht konsideroj se ka rrugëdalje tjera sepse nuk ka asnjë analizë të mirëfilltë se institucionet arsimore para universitare janë shkaktari më i madh i rritjes së rasteve sepse edhe ashtu për dy javë ishin në pushim! E mira është se në TV nuk dëgjova se do ketë nxitim institucional!

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin