image Vdiq në Spanjë, shqiptarin e kthejnë në vendlindje pa zemër

Shqipëri

Vdiq në Spanjë, shqiptarin e kthejnë në vendlindje pa zemër

news image

Prokuroria e Tiranës i ka nisur hetimet për një rast të pazakontë.

Dyshohet se bëhet fjalë për trafikim organesh, pasi një 33-vjeçar nga Shqipëria me emrin Saimir Sula, ka vdekur në një spital në Barcelonë, por që trupi i tij i pajetë është kthyer në vendlindje pa zemër, shkruan ABC news, transmeton Gazeta Sinjali.

Në momentin që trupi u transportua në Shqipëri për t’u varrosur, familja vuri re një të çarë në pjesën e zemrës.

Për shkak të dyshimeve ata kishin kërkuar ekspertim mjeko-ligjor, nga ku rezultoi se i mungonte zemra.

Familja ka bërë denoncimin në Prokurorinë e Tiranës, që ka nisur hetimin në bashkëpunim me autoritetet spanjolle./Gazeta Sinjali/