Ka vdekur në moshën 84-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19, ish-profesori universitar Kajtaz Fazlija – Lutani, ka njoftuar familja e tij.
Fazlija kishte qenë profesor në Fakultetin e Bujqësisë. Pos Universitetit në Prishtinë, kishte punuar edhe në Universitetin e Zagrebit.
Familja ka bërë të ditur se varrimi i tij bëhet të dielën në mesditë në varrezat e fshatit Turiqec, ndërsa ceremonia do të mbahet vetëm me prezencë të rrethit të ngushtë familjar./Gazeta Sinjali/