image Vdesin dy mësimdhënës në një vetaksident në Shqipëri

Rajon

Siguri/ Vdesin dy mësimdhënës në një vetaksident në Shqipëri

news image

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti, mesditën e sotme, në fshatin Krahës, Memaliaj.

Automjeti ra në kanal dhe si pasojë vdiqën Leonard Sako dhe Orinda Hoxha, 36 vjeçare.

Mësohet se viktimat ishin mësimdhënës dhe se të njëjtit po ktheheshin nga një shkollë në rrethinat e Tepelenës ku jepnin mësim.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po heton shkaktarët e këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/