image Vdes zyrtarja e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kosovë

Vdes zyrtarja e Shërbimit Korrektues të Kosovës

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja, Gjyle Grajqevci-Hoxha.

SHKK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka lavdëruar punën dhe përkushtimin që kishte ajo.

“Znj. Grajqevci- Hoxha dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në. Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që znj. Grajqevci- Hoxha të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Gazeta Sinjali/