image Vdes si pasojë e COVID-19 një polic nga Kamenica

Kosovë

Vdes si pasojë e COVID-19 një polic nga Kamenica

news image

Zyrtari policor në stacionin e Kamenicës, Ismet Osmani ka ndërruar jetë sot pasi që ishte i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka të bërë të ditur kolegu i tij, Florim Klaiqi, i cili e ka cilësuar të ndjerin si njërin prej zyrtarëve më punëtor dhe më të përkushtuar.

“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani. Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar. Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë. Prehu në paqe kolegu im Ismet!”, ka shkruar Klaiqi./Gazeta Sinjali/