image Vdes punëtori i Shërbimit të Zjarrfikësve në Junik, Bashkim Knushi - Sinjali

Vdes punëtori i Shërbimit të Zjarrfikësve në Junik, Bashkim Knushi

news image

Sot, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë veprimtari, aktivisti dhe punëtori i Shërbimi të Zjarrfikësve në Junik, Bashkim Knushi.

Knushi filloi punën në Kooperativën Bujqësore në Irzniq, më pas në NSH “16 Nëntori” në Deçan, e më vonë në kohët e vështira të viteve të 90-ta, pas largimit nga puna nga organet e dhunshme të regjimit serb, u angazhua si ngasës i autobusëve në emergjencë.

Pas lufte, Bashkimi i bashkohet ekipes së kompanisë “Hello Trust” për deminimin e zonave të minuara nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit, duke përmbyllur karrierën e tij si zjarrfikës në Komunën e Junikut, punë të cilën e kreu me nder e përkushtim.

Lajmin e kanë bërë të ditur, familja dhe shokët e ngushtë të ndierit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin