image U godit nga një veturë gati 2 muaj më parë në Klinë, vdes në QKUK 68-vjeçari

Siguri

U godit nga një veturë gati 2 muaj më parë në Klinë, vdes në QKUK 68-vjeçari

news image

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur ditën e 18 tetorit në rrugën ‘Ymer Berisha’ në Klinë. Si pasojë një person kishte mbetur i lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

68-vjeçari i cili po drejtonte biçikletën në momentin që u godit nga një veturë , u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë. E që atëherë ai po vazhdonte trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin

/GazetaSinjali/