image Motori godet biçikletën në Tiranë, vdes i moshuari

Shqipëri

Motori godet biçikletën në Tiranë, vdes i moshuari

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku një motor i drejtuar nga një 31-vjeçar është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht ka humbur jetën i moshuari që po lëvizte me biçikletë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Tiranë, Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/