Ish-punëtori i KF Llapit dhe i KF Besianës, Fazli Azemi ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar ekipi i Llapit, të cilët i kanë dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi, transmeton Gazeta Sinjali.
Azemi njihet si njëri nga punëtorët më të vjetër dhe më të devotshëm të futbollit kosovar.
I ndjeri është njëri nga personat që ka kontribuar më së shumti në futbollin e Podujevës./Gazeta Sinjali/