image Vdes personi i dytë në aksidentin në mes të veturës dhe motoçikletës

Kosovë

Policia/ Vdes personi i dytë në aksidentin në mes të veturës dhe motoçikletës

news image

Në aksidentin rrugor në Elbasan 56-vjeçari, Fatos Qosa kishte mbetur i lënduar dhe po merrte mjekim në spital ka vdekur. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën që drejtohej nga 35-vjeçari Ervis Driza i cili vdiq menjëherë në aksident.

Motoçikleta u përplas nga një makinë tip “Audi” në fshatin Shirgjan. Si pasojë motoçikleta përfundoi jashtë rrugës.

“Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë “njoftoi policia. 

Policia ka dërguar në stacion drejtuesin e mjetit “Audi” për veprime të mëtejshme procedurale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit. /Gazeta Sinjali/