Nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda turisti italian i cili u aksidentua në krocera rreth 20 milje larg Durrësit.
Ngjarja ndodhi 7 shtator. Turisti italian Matteo Sartorit iu dha ndihma e shpejtë nga kapiteneria e Durrësit por dhe një mjek.
Më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte pësuar një traumë të rëndë në kokë.
Mesa duket familjarët kanë transportuar të riun në një spital në Padova ku dhe humbi jetën.
33 vjeçari ishte rrëzuar nga shkallët në krocera duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë./Gazeta Sinjali/