image Vdes një ish-zyrtar i LDK-së në Prishtinë

Sociale

Vdes një ish-zyrtar i LDK-së në Prishtinë

news image

Ish-asamblisti I Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Abit Kastrati, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se kjo parti ka humbur një veprimtar të madh.

“Miku im i dashtun Abit, Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty. Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim. Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur.

Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite. Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi. Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”, shkroi ndër të tjera Beqiri në Facebook./Gazeta Sinjali/