Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për shkak të lëndimeve që i mori në vendin e tij të punës, në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, viktima ishte punëtor i ndërtimtarisë dhe gjatë ditës së djeshme, derisa ishte duke punuar në një objekt pësoi lëndime të rënda trupore.
Si pasojë e lëndimeve të marra viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Në lidhje me këtë rast janë intervistuar pesë dëshmitarë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:30, në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë./GazetaSinjali/