Një person ka vdekur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Mësohet se si pasojë e flakëve të shpejta viktima A.Ç është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.