image Vdes një person në Rugovë pasi rrokulliset me traktor

Siguri

Vdes një person në Rugovë pasi rrokulliset me traktor

news image

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme, në fshatin Malaj të Rugovës pasi është rrokullisur me traktor, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konfirmuar nga personeli mjekësor.

Sot rreth orës 16:20, Policia është informuar se në fshatin Malaj-Rugovë, ka ndodhur një rast, një person është rrokullisur me traktor. Njësitet kompetente kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ambulanca, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës”, ka thënë Rugova.

Policia është duke vazhduar procedurat hetimore lidhur me rastin. /GazetaSinjali/