image Vdes një person në Prizren pasi rrëzohet nga pema

Siguri

Vdes një person në Prizren pasi rrëzohet nga pema

news image

Një person në Prizren është rrëzuar nga pema dhe si pasojë e ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor menjëherë, por se nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.

“Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin PK-së./ Gazeta Sinjali /