Vdes edhe një pacient nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me koronavirus.
Ai ishte i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.
Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunalë, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive.
Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur në vitin 1953 nga Banja e Malishevës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Komuna e Malishevës përmes një statusi në Facebook.