image Vdes një kirurg shqiptar, ishte i prekur me koronavirus

Shqipëri

Vdes një kirurg shqiptar, ishte i prekur me koronavirus

news image

Kirurgu shqiptar, Agron Menzelxhiu, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kolegu dhe kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu, djali i tezes sime. Si na le! Doktori i palodhur q që s’ia kurseva ndihmën askujt. Si mund të ikësh kështu nga covidi, vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale! Mjeku dhe njeriu i mirë, që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve. Lamtumirë babaxhan i mirë që të mirën ua doje të gjithëve. Askush nuk mund të të tjetërsoj. Ti do të mbetesh gjithmonë ai, ai që e njeh i gjithë populli. Të qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit”, ka shkruar ai.

Menzelxhiu është mjeku i katërt që humbi jetën nga COVID-19, para tij ndërruan jetë: mjeku i Qendrës Spitalore dhe Ushtarake në Tiranë, Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës, Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë./Gazeta Sinjali/