image Vdes një grua në Shqipëri, dyshohet se kishte koronavirus

Rajon

Rajon/ Vdes një grua në Shqipëri, dyshohet se kishte koronavirus

news image

Një 72-vjeçare ka vdekur mbrëmë në qendrën shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

E moshuara nga Mamurrasi ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore me shenja gripale dhe ka ndërruar jetë.

Pritet përgjigjia e analizave, pasi ka dyshime se viktima ka qenë e infektuar me koronavirus.

Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor të cilët janë në pritje të analizave.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nuk dihet nëse e moshuara ka pasur historik udhëtimi në Itali pasi familjarët nuk janë treguar bashkëpunues./GazetaSinjali/