image Vdes një burrë në Prishtinë pasi u trajtua në QKUK, gruaja e tij dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Siguri

Vdes një burrë në Prishtinë pasi u trajtua në QKUK, gruaja e tij dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

news image

Një vdekje që nga familjarët po konsiderohet e dyshimtë është denoncuar mbrëmë nga një grua në Prishtinë, e cila ka raportuar se burri i saj ka ndërruar jetë një orë pasi mori trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte dërguar aty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Vdekja e viktimës është cilësuar e dyshimtë, pas denoncimit të gruas së tij, i cila po dyshon për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është një 61-vjeçar, i cili fillimisht kishte marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në rrugën “Fehmi Agani” e më pas ishte dërguar nga bashkëshortja për në QKUK.

Sipas gruas, bashkëshorti i saj ka humbur jetën një orë pasi janë kthyer nga QKUK-ja. Ajo e ka denoncuar rastin menjëherë në Polici dhe ka kërkuar që të hetohet, pasi ka dyshime se mjekët që kanë kryer intervenimin nuk e kanë trajtuar siç duhet dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe marrjen e të gjitha veprimeve që çojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.

/GazetaSinjali/