Një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me motor ka humbur jetën pranë Laçit pasi u përplas me një makinë pasditen e sotme.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, aksidenti i rëndë u regjistrua afër një pike karburanti, brenda qytetit të Laçit, ku një mjet me drejtues 27-vjeçar E.Gj, u përplas me motorin që drejtohej nga 65-vjeçari me iniciale P.P.
Për shkak të plagëve të rëndë që pësoi, 65-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Gazeta Sinjali/