Një burrë pa shenja jete është gjetur sot pasdite në marketin “Spar”, që ndodhet te rrethi i Çagllavicës në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se rasti është raportuar nga punëtorët e marketit, të cilët kanë thënë se një burrë është i shtrirë në tokë brenda marketit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës dhe mjeku që e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa hetuesit dhe krim teknika e kanë bërë shikimin e vendit.
Siç mëson Sinjali, në vendngjarje ka dalë edhe djali i viktimës, i cili e ka bërë identifikimin e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.