Një 57 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një shkollë në Tiranë.
Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve”, te objekti i një shkolle, ku aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57-vjeç, i cili si pasojë vdiq.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje duke vazhduar hetimit për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/