Një 44-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve, pasi që ka rënë nga një lartësi në lagjen “Prishtina e Re” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim.
44-vjeçari ishte rrëzuar në një objekt i cili ishte në ndërtim e sipër, ku tani i ndjeri po punonte.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente dhe nga Inspektoriati i Punës.
“Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Prishtina e re’ në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/