Doktoresha e Qendrës Mjekësore Familjare “Mati 1”, Sevdije Korça, ka humbur betejën me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga QKMF-ja, të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve.
“Sot me 21.08.2021 me dhimbe morrëm lajmin per vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqerinë”, thuhet ndër të tjera në postim.
Postimi i plotë:
Edhe nje humbe beteje me Covid 19.
Sot me 21.08.2021 me dhimbe morrëm lajmin per vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqerinë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veqanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndajtën një pjesë të jetës dhe punës bashkë. /Gazeta Sinjali/