Një vdekje në rrethana të dyshimta është raportuar dje në Policinë e Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Një person është ankuar se gruaja e tij kishte shkuar për shërim në një spital jashtë shtetit dhe atje kishte vdekur.
“Prishtinë 06.11.2020 16:00. Ankuesi mashkull Kos. raporton se gruaja e tij viktima femër Kos. kishte shkuar për shërim në një spital jashtë shtetit dhe atje kishte vdekur. Ankuesi dyshon se deri te vdekja e gruas kishte ardhur nga neglizhenca e mjekëve të spitalit. Në konsultim me prokurorin hapet rasti dhe kërkohet t’i bëhet obduksioni”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti mbetet nën hetime. /Gazeta Sinjali/