image Vdes në QKUK një 27-vjeçare, dyshohet se konsumoi detergjent

Siguri

Vdes në QKUK një 27-vjeçare, dyshohet se konsumoi detergjent

news image

Një vajzë 27-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ishte sjellë aty mbrëmë nga Spitali Rajonal i Gjilanit, për shkak se dyshohet se kishte konsumuar detergjent për pastrimin e banjos.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmoj se viktima e lindur në vitin 1994 është dërgu në Spitalin Rajonal në Gjilan, pasi dyshohet se ka konsumuar substancë për pastrimin e banjos. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes është dërgu në Prishtinë, nga ku jemi njoftuar se edhe përkundër ndihmës mjekësore të ofruar, e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Hashani.

Ai bëri të ditur se trupi i pajetë i 27-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/