image Vdes në QKUK femra e aksidentuar para dy ditësh në Fushë Kosovë

Kosovë

Fatale/ Vdes në QKUK femra e aksidentuar para dy ditësh në Fushë Kosovë

news image

Një femër që u aksidentua para dy ditësh në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në QKUK.

Ajo ishte duke u trajtuar nga mjekët pas lëndimeve serioze që ia kishte shkaktuar aksidenti, i cili për të rezultoi të jetë fatal, shkruan Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/