image Vdes në moshë të re asambleisti i PDK-së në Istog

Kosovë

Vdes në moshë të re asambleisti i PDK-së në Istog

news image

Ish-asambleisti komunal i PDK-së në Istog, Labinot Aliaj ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekja e tij erdhi si pasojë e një sulmi në zemër, kanë bërë me dije familjarët e Labinotit.

Ai ishte vetëm 27 vjeç, transmeton Gazeta Sinjali.

Në mesin e personave që ngushëlluan për vdekjen e tij është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

“Pa fjalë, me ikjen tënde të hershme, Lab!

Ishe shok, aktivist i palodhshëm e djalë shembull.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, strukurave të PDK-së, miqve, komunës së Istogut, dhe të gjithë atyre që patën rastin me të njoft.

Lamtumirë, shoku im më i mirë”, ka thënë Deliu-Kodra në postimin e saj./Gazeta Sinjali/