image Ndahet nga jeta edukatorja e shkollës "Vëllezërit Frashëri" në Fushë Kosovë

Sociale

Ndahet nga jeta edukatorja e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Fushë Kosovë

news image

Sot është ndarë nga jeta Hasime Dervisholli e cila punonte si edukatore në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Miradi e Poshtme të Fushë Kosovës.

Njoftimi për vdekjen e edukatores është bërë publik në faqen zyrtare të shkollës në Facebook. Nga shkolla e kanë përshkruar të ndjerën se ishte punëtore e palodhshme, duke lënë gjurmë të çmueshme.

Njoftimi i plotë:

Sot, datë 27. 10. 2022, i dhamë lamtumirën e fundit edukatores Hasime Dervisholli – Shala. Punoi me fëmijët parashkollorë në shkollën tonë “Vëllezërit Frashëri” mbi një dekadë dhe la gjurmë të çmueshme. Hasimja ishte një punëtore e palodhshme, e urtë, e edukuar dhe shumë bashkëpunuese. Këto virtyte i përcolli te gjeneratat që i edukoi. Në kujtesën e shkollës sonë dhe te gjeneratat që i edukoi do të mbetet shëmbëlltyra e saj engjëllore. Kujtimi për Hasimen do të jetoj me ne.

/GazetaSinjali/