Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë. I vdekur ka mbetur një person dhe disa të tjerë të lënduar.
Jo zyrtarisht mësohet se i ndjeri Gjon Gjidoda është personi që ka ndërruar jetë. 40-vjeçari kishte shërbyer si doktor në qytetin e Klinës.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksedentuar), drejtuesi i veturës ka dal nga rruga duke u ndeshur me një muri betoni. Për pasojë drejtuesi i veturës ka humbur jetën, këtë e kanë konstatuar në vend ngjarje stafi mjekësor emergjent”.