image Vdes aktivisti i Vetëvendosjes, kishte humbur syrin në protestat e 2007-ës

Kosovë

Sëmundja/ Vdes aktivisti i Vetëvendosjes, kishte humbur syrin në protestat e 2007-ës

news image

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Prizrenit, Hysni Hyseni, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes Facebook-ut, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi! I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar Haskuka.

Për vdekjen e Hysenit ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, teksa theksojnë se tashmë i ndjeri kishte humbur syrin në protestat e vitit 2007-të.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 14:00. /Gazeta Sinjali/