Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë një person ka raportuar se viktima i gjinisë mashkullore ka pësuar sulm epileptik në banesën e tij, me ç’rast dhe ka humbur jetën.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Prishtinë dhe në Polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.