image Vdekje e dyshimtë në Prevallë

Siguri

Vdekje e dyshimtë në Prevallë

news image

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë, pasditen e djeshme, rreth orës 15:03, raporton Gazeta Sinjali.

Bashkë me të ishte edhe një grua, e cila u ka thënë hetuesve policorë se ishin duke ecur në pyll, kur ai është alivanosur.

Policia bën të ditur se viktima nuk kishte dhënë shenja jete, kur njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/