image Vdekja e serbes së akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit është lajm i rremë

Vdekja e serbes së akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit është lajm i rremë

news image

Lajmi i publikuar në disa media për vdekjen e Silvana Arsoviq, ish-administratores në zyrën e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, është demantuar nga kryetarja e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Ksenija Bozhoviq.

“Silvana është gjallë. Ajo ndodhet në spital për shkak të disa problemeve me tensionin’, ka thënë për KP Bozhoviq.

Ajo ka paralajmëruar padi për ata të cilët kanë publikuar lajmin për vdekjen e Arsoviqit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë para dy ditësh ndaj Silvana Arsoviq, nën dyshimin për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’.