image Vdekja e pacientit në autoambulancën që u aksidentua në Gjilan, policia tani thotë se L.M., vdiq para aksidentit

Siguri

Vdekja e pacientit në autoambulancën që u aksidentua në Gjilan, policia tani thotë se L.M., vdiq para aksidentit

news image

Gazeta Sinjali raportoi për vdekjen e dyshimtë të një pacienti në një autoambulancë e cila është aksidentuar, dje rreth orës 11:25 në hyrje të Gjilanit.

Në raportin 24-orësh policia sot njoftoi se bëhet fjalë për një aksident me fatalitet, mirëpo zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Sinjalin se 89-vjeçari, i cili po transportohej për në Emegjencë, kishte ndërruar jetë para se autoambulanca të futej në Gjilan dhe para se të ndodhte aksidenti.

“Sipas personelit mjekësor që ishte duke e transportuar L. M. (1932) tani i ndjeri, i cili ka qenë duke e sjellë në QE Gjilan me automjetin e ndihmës së shpejt që nga fshati Dobërqan, i njëjti sipas konstatimit të personelit mjekësor nuk ka pasur puls, po ashtu sipas mjekëve kujdestarë në QE Gjilan, dyshohet se personi i cili ka qenë duke u transportuar në QE Gjilan. të ketë ndërruar jetë kohë më parë para se me arrit në Gjilan dhe para se të ketë ndodhë aksidentit”, tha Hashani.

Sipas policisë, aksidenti ka qenë me dëme të vogla materiale.

Për të konstatuar shkaqet e vdekjes së 89-vjeçarit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka urdhëruar që trupi të pajetë t’i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/