Për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Korreticë të Poshtme të Drenasit, si pasojë e të cilit vdiq gruaja me inicialet E.Gj., 52 vjeçare, policia ka arrestuar një person të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit ‘Golf’ dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.
“E. Gj., (1968), nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa, shoferi i automjetit të tipit ‘Golf’, F. G., 38 vjeç , është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ttrupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/