image Çifti i moshuar nga Fushë Kosova përfundon në Polici, gruaja e akuzon burrin 69-vjeçar se po e tradhton 

Siguri

Çifti i moshuar nga Fushë Kosova përfundon në Polici, gruaja e akuzon burrin 69-vjeçar se po e tradhton 

news image

Tradhtia shpesh bëhet mollë sherri mes çifteve kosovare që përfundojnë në Polici për shkak të konflikteve verbale që eskalojnë edhe në dhunë fizike. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, të dyshuarit janë një çift i moshuar, që dyshohet se patën një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe për pasojë kërkuan ndihmën e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 66-vjeçare e ka  akuzuar bashkëshortin e saj 69-vjeçar se po e tradhton, prandaj ka plasur sherri mes tyre.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë rrëfyer rastin që ndodhi për shkak të xhelozisë. Siç mëson Sinjali, burri i ka mohuar kategorikisht akuzat e gruas, duke deklaruar se ajo po bëhet viktimë.   

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dy të dyshuarit janë lënë të lirë.

/GazetaSinjali/