image “Kom me t’mytë si ai që e ka vra grunë e vet”/ Vushtrriasi kërcënon me jetë bashkëshorten e tij

Siguri

“Kom me t’mytë si ai që e ka vra grunë e vet”/ Vushtrriasi kërcënon me jetë bashkëshorten e tij

news image

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e fundit ku brenda një jave dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre, janë kthyer në ‘motiv’ për burrat dhunues që të kërcënojnë bashkëshortet e tyre se edhe ato do të përfundojnë njëjtë.

Detaje shokuese ka mësuar Gazeta Sinjali nga një rast i dhunës në familje që ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Vushtrrisë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën e cila ka deklaruar se ndihet e shqetësuar nga kërcënimet e bashkëshortit të saj, i cili i thotë se do e mbysë njëjtë si ai që e ka vrarë gruan e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin para hetuesve.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Kujtojmë që shumë raste të denoncimeve për dhunë në familje hasin në vesh të shurdhër nga ana e shtetit. Kështu ka ndodhur me shumë gra të cilat janë privuar nga jeta nga bashkëshortët e tyre, pavarësisht thirrjes për ndihmë dhe mbrojtje institucionale.

/GazetaSinjali/