Të hënën rreth orës 23:50 është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali në Prokurori, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes viktima është gjetur i varur në një kabllo.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/