Një person me detyrë drejtues teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurim teknik në galerinë minerare, si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
I arrestuari është Adriatik Rexha, 45 vjeçar, banues në Shqipëri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Lajthizë të Tropojës, ku humbën jetën dy punëtorë, A. D., 41-vjeç dhe A. Zh., 40-vjeç.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme”, raporton TopChannel.