Aktori Chadwick Boseman, i cili vdiq para tri ditësh pas një lufte të gjatë me kancerin, vijon të thyejë rekorde.
Twitter ka njoftuar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi me më së shumti “like” në histori të këtij rrjeti social. Ky postim ka marrë 6,8 milionë “like” dhe 3 milionë “retweet”.
43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në “Black Panther”, kishte 4 vite që luftonte ma kancerin në zorrën e trashë, por gjatë kësaj kohe vazhdoi të xhironte filma dhe askush përveç rrethit të tij të ngushtë nuk e dinte problemin shëndetësor të tij. /Gazeta Sinjali