Kanë mbërritur në Shqipëri 14 fëmijë dhe pesë gra të bllokuar në kampet e luftës në Siri për disa vite. Ky operacion për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.
Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një avion me të cilën ata u nisën nga Bejruti dhe zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Cuci, pritën të riatdhesuarit në aeroport.
Pas priti gratë dhe fëmijët, kryeministri Rama mbajti një konferencë për mediat, gjatë së cilës foli për detajet e operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kampet siriane./Gazeta Sinjali/