Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
“Ndërkohë, gjatë ditës së diel në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara“, thuhet në njoftim.
Tutje ata kanë shtuar se lajmërimi i hershëm i situatave të zjarreve është jetik për të parandaluar pasojat.
“Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, thuhet në njoftim.